Müller për Karl: Më kujton Podolskin, ka teknikë gjuajtjeje jashtëzakonisht të veçantë

Lennart Karl është basti i ri i suksesshëm i Bayern Munich këtë sezon. Talent 17-vjeçar ka fituar besimin e plotë të klubit me 22 paraqitje, 6 gola dhe 2 asistime. Këto shifra kanë nxitur legendën Thomas Müller të analizojë cilësitë që e bëjnë të veçantë. Në një intervistë për “Süddeutsche Zeitung” tha: “Teknika e tij e gjuajtjes është jashtëzakonisht e veçantë. Ka finalizim të shkëlqyer, një dhuratë thelbësore në futbollin modern”.

Megjithatë, Müller shpjegoi rrugën që Karl duhet të ndjekë për hapin e madh. Sfida kryesore është vazhdimësia dhe ndikimi në lojë: “Pyetja që do të vendosë të ardhmen e tij është sa shpesh do të arrijë të gjendet në ato situata, nëse do t’i krijojë vetë apo do të ketë nevojë për ndihmën e ekipit”.

Për ta sqaruar më mirë, Müller solli shembullin e Lukas Podolskit: “Kur ‘Poldi’ kishte topin në vendin e duhur, me të majtën ishte shpërthyes. Megjithatë, krahasuar me top-lojtarët e botës, thjesht nuk arrinte të gjendej në situata për të gjuajtur shpesh si duhet”.

The post Müller për Karl: Më kujton Podolskin, ka teknikë gjuajtjeje jashtëzakonisht të veçantë appeared first on Telesport.