Müller lavdëron talentin Karl, por i jep një paralajmërim

Thomas Müller është i mahnitur nga Lennart Karl, talenti 18-vjeçar i Bayern, i cili po dëshmon cilësi të jashtëzakonshme në kampionatin gjerman dhe në Champions League (dy gola në po kaq ndeshje).

Megjithatë, ish-kampioni i botës i ka dhënë një këshillë mesfushorit ofensiv.

“Karl po luan me një energji shpërthyese, duke shënuar gola dhe duke luajtur në ndeshje të rëndësishme. E dalloj që ai e shijon lojën dhe kërkon të përmirësohet. Gjithsesi, duhet të fokusohet te sporti dhe të mos shpërqendrohet nga mjedisi rrethues”, ka deklaruar Müller.

The post Müller lavdëron talentin Karl, por i jep një paralajmërim appeared first on Telesport.