Deputeti i LSDM-së,Muhamed Zekiri ka reaguar ndaj një shkrimi të botuar në portalin maqedonas infomax, ku thuhet se ai ishte personi i parë që ka kontaktuar me grupin e Kumanovës në Lagjen e Trimave.
Ai ka theksuar se disa kriminel të shqetësuar të shëbimeve sekrete kanë porositur shkrimin në portalin maqedonas me qëllim për ta akuzuar atë për ngjarjet e Kumanovës, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Unë tash pasna qenë fajtor për ngjarjet e Kumanovës 9 maj dhe mendojnë se populli pijnë naftë. Gjatë kësaj kohe unë nuk kam qenë në politikë, por në gazetari”,është shprehur ai.