Opionisti Arton Muhaxheri ka komentuar vendimet e sotme të cilat i miratoi disa prej tyre qeveria në detyrë në mbledhjen e mbajtur.
Muhaxheri në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, tha se këto vendime janë të paligjshme dhe po merren nga një kryeministër ilegal.
“Në fakt vendimet që janë marrë janë ilegale, qeveri që i ka pushtu institucionet e Republikës së Kosovës, ku nuk njeh rend demokratik dhe kushtetues, duke marrë vendime të jashtëligjshme, duke i rritur pagat pensionet dhe gjithë këto vendime për projektbuxhetin e cila nuk ka as mandat. Të gjitha këto janë shkelje të njëpasnjëshme që janë marrë me vetëdije të plotë nga kryeministri ilegal”, tha ai. /Klankosova.tv



 
															






