Muhaxheri: Kurti do ta ketë përgjigjen meritore – nuk e kemi diskutuar ende në kryesi ftesën për koalicion

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas situatës së krijuar në Kuvend, ka vendosur të bëjë një hap të ri.

Kurti i është drejtuar me një letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për ti kërkuar që të bëjnë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Lidhur me këtë nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri u shpreh për Telegrafin se nuk e kanë diskutuar ende në kryesi.

“Nuk e kemi diskutuar ende, jam në pritje të ftesës për takim të kryesisë”, tha Muhaxheri.

I pari i Pejës ndërkaq gjatë ditës për “Radio1” ka thënë se letra nuk është serioze dhe se Kurti do ta ketë përgjigjen e merituar.

“Nuk është e shkruar në mënyrë serioze, shihet… Do të ketë një përgjigje meritore me qetësi. Për letrën janë mbledhur Grupi parlamentar. Mblidhet edhe kryesia e LDK-së, normal dhe si e tillë do ta ketë përgjigjen e merituar”, deklaroi Muhaxheri.