Muhaxheri i fton qytetarët të votojnë masivisht (VIDEO)

Kandidati i LDK-së njëherit kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i ka ftuar pejanët që të dalin e të votojnë masivisht.

Këtë deklarim Muhaxheri i bëri para mediave pasi e kreu obligimin qytetar.

“Zgjedhja është e tyre”, deklaroi ai.

Muhaxheri tha se aktualisht procesi po shkon mbarë dhe ashtu siç pritej.

Ai theksoi se pret që dalja e qytetarëve të jetë i njëjtë me rundin e parë.

Gazmend Muhaxheri i LDK-së garon përballë Taulant Kelmendit të VV-së.

The post Muhaxheri i fton qytetarët të votojnë masivisht (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.