Muharremi: ZRRE për 5 vjet ka paguar 583 mijë euro për qira – a ka kjo sens

Njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka thënë se sipas raporti të fundit vjetor 2024, ZRRE ka paguar 583,385 euro qira nga viti 2020-2025.

Ai ka thënë se pse duhet paguar dhe pe nuk janë prona publike ku nuk ka nevojë të paguhet asnjë cent.

Postimi i tij i plotë:

583,385 EURO për qira (2020-2025), po vetëm 22 punëtorë aktualisht.

Po flasim për Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), një institucion me aktualisht vetëm 22 të punësuar sipas raporti të fundit vjetor 2024. Nga viti 2020 deri më 2025 ka shpenzuar mbi përgjysmë milioni euro për qira zyre.

Këto shifra nuk janë të imagjinuara e as të shkruara, janë të publikuara zyrtarisht në raportet vjetore të vetë ZRRE-së.

Vetëm për vitin 2024 qiraja ka qenë 150,763 €.. kjo është rritje e madhe në krahasim me vitet 2020-2021 kur paguhej nën 54,000 € në vit.

Po fundja pse duhet me pagu, pse nuk janë në prona publike ku nuk ka nevojë me pagu asnjë cent?

Në mëngjes, kur e shiqova Buxhetin e Kosovës për vitin 2025, kuptova që buxheti i ZRRE për mallra e shërbime, ku paguhen këto shpenzime, është rritur nga €291,070 në €478,332. A mundet me nënkuptu kjo që ka gjasa që në vitin aktual qiraja të jetë më e lartë se ajo që parashihet?

Pyetja është e thjeshtë, a ka kjo sens? A po e menaxhojmë me përgjegjësi paranë publike?