Muharremi: VV po punon për zhagitje e moscertifikim të rezultateve, dëshiron ta delegjitimojë procesin

Pas numërimit të të gjitha votave, analisti Shenoll Muharremi ka komentuar qëndrimet e fundit të partive politike në lidhje me formimin e qeverisë së re.

Ai tha se partitë politike nuk po tregojnë gatishmëri për bashkëpunimin në mes vete.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka vlerësuar se partia në pushtet po tenton zvarritjen e procesit të certifikimit të rezultateve, duke kërkuar rinumërim të disa votave.

Sipas tij, as partitë opozitare nuk po duan të bashkëpunojnë me partinë në pushtet.

“Zhvillime interesante sot. LVV e kish qit një pjesëtare aleate të pakicava me tregu që ‘ne 6 deputetë të pakicave joserbe se kemi njet me bë qeveri me partitë e opozitës”. Leximi? Këta tjerët (opozita) nuk munden me ba qeverinë. E në anën tjetër, partia e njejt po punon me kriju narrativ për mos me u certifiku rezultatet e zgjedhjeve. Çka mund të nënkuptoj? Ndoshta kjo dmth që (a) Nuk i kemi (LVV) votat për qeveri, por nuk i keni as ju; (b) Pastiqë mundemi, ne e zhagisim punën sa të jetë e mundur maksimalisht se na konvenon… E delegjitimojmë procesin zgjedhor, duke kërku hetime, duke bërë preson mos me u certifiku rezultatet. (c) Nuk ka qeveri së shpejti, nuk ka as Zgjedhje së shpejti… ka, mesiguri, pakjartësi, krize, institucionale”, ka shkruar ai, duke treguar qëndrimin e PDK-së.

“Partitë tjera: PDK e ri-konfirmoj për të 10x qëndrimin që nuk bën koalicion me LVV. Dmth ka vija të kuqe. Por në anën tjetër as që e kanë idenë si me bë qeverinë me opozitën. “Nuk kemi bisedu”. Kjo nënkupton që ata po e preferojnë me shku zgjedhje të reja. Ose më mirë me shku zgjedhje, nëse nuk pajtohemi me bë një qeveri me opozitën. E LDK, po rrin ma e diciplinuar. Nuk po flet për koalicione. Po e pret një moment të vetin të artë me kërku postin e kryeministrit. Duket që kjo parti nuk bën asnjë kompromis pa e pas këtë post. Aktualisht duket se jemi në fazën e hershme por jo shumë premtuese. Këto qëndrime që po shofim nuk kanë të bëjnë me një vullnet për krijimin e qeverinë së koalicionit cfare ka vendose qytetarët. Partitë po vendosin vija të kuqe, në vend se me ofru bashkëpunim. Deri në një moment tjerër, nuk shifet si do të vazhdohet. Ndoshta koha e zbulon, për shkak se ka afate kushtetuese që duhet me u respektu”, ka shkruar ai.