Muharremi: Të gjitha këto po bëhen, jo për të mirën e Kosovës, por për të tentuar ta korruptojnë qytetarin më të varfër të Europës

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë në detyrë për rritjen e pensioneve dhe premtimit të pagës së 13-të për sektorin publik, duke e cilësuar këtë si formë të “korrupsionit elektoral” dhe rrezik serioz për ekonominë e vendit.

Muharremi tha se pas humbjes së LVV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Albin Kurti po rrezikon tashmë me fatin e Kosovës dhe ekonomisë së saj, duke përdorur paranë publike për qëllime elektorale.

“Sa më shumë rritet zullumi për biznese dhe qytetarë, aq më afër është fundi…Dje patëm një rast të korrupsionit elektoral me pagën minimale, ku menduam se ishte kulmi i korrupsionit elektoral. Por ja që sot kjo ka eskaluar. Sot kemi rastin me pagën e 13-të në sektorin publik, pa asnjë analizë e asnjë vlerësim të ndikimit.Të gjitha këto po bëhen, jo për të mirën e Kosovës dhe interesin publik, por për të tentuar ta korruptojnë qytetarin më të varfër të Europës dhe për t’ia blerë votën…”, ka shkruar Muharremi.

Postimi i plotë: