Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pasi qeveria në detyrë vendosi të ‘dorëzohet’ dhe të ndajë mjete nga kursimet për pagat e punëtorëve të RTK-së.
Muharremi ka shkruar se ndarja e mjeteve për RTK-në është sadizëm i pastër qeveritar.
Postimi:
Tash paskan gjetë mjetet për RTK! Duke si me qenë sadizëm i pastër qeveritar
Pas gjithë asaj maltretimi absurd, ku punëtorët e RTK-së u lanë gjata pa paga e u dhunia dinjiteti i tyre, besa disa familje ndoshta nuk kanë pas të ardhura as për barna e gjëra elementare… ja pra tash po shihet që zgjidhja paska qenë krejt kohën e mundshme.
Kjo i ngjan një forme sadizmi politik. E mban dikë nën presion e torturë sa të të teket, vetëm pse mundesh, pra abuzon me pushtetin publik, e në fund i jep atë që është detyrim ligjor, pagën që njerëzit e kanë fituar me djersë e pastaj e shesim si bamirësi.
RTK, dhe jo vetëm se kemi edhe rastin me Transportin Urban, u shndërrua në kurban të “lojës së fajsimit” se kush është fajtor për bllokadën e gjatë institucionale në Kosovë gjatë 2025.
Një gjë duhet me e kuptu mirë që qytetarët nuk hanë bash bari. Në matjen e fundit të opinionit, shumica absolute mendon se ata që e kanë pasur pushtetin, kanë marrë vota rekorde, por nuk kanë partnerë dhe nuk kanë ditur me formu shumicën, janë përgjegjësit kryesorë.
Kjo nuk mundet me i fsheh e as me u tjetërsu. As veprime të tilla të dëmshme si kjo me RTK, e as me deklarata pompoze e frikë nga Sërbia, as me spin, as me inxhinierinë sociale dhe psikologjike që po tentohet nuk ndryshon kjo asnjëherë. Faktet kanë këmbë të veta dhe ecin më shpejt se propaganda.











