Muharremi: Qeveria Kurti dhe VV-ja e ka në qejf kontrollin e çmimeve dhe ekonomisë

Analisti Shenoll Muharremi e ka kritikuar Qeverinë Kurti për përpjeke për të kontrolluar ekonominë.

Ai ka vlerësuar se kjo qeveri e ka në qejf kontrollin e çmimeve dhe të ekonomisë.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kjo qeveri nuk ka as vullnetin minimal për të ndihmuar ekonominë.

“Kur nuk din me qeverisë e sidomos kur nuk di me e menaxhu ekonominë, energjinë dhe nuk ke as vullnin minimal me e ndihmu ekonominë, e as qytetarin, fermerin dhe bizneset në kohë të inflacionit… provo, kishte me thënë një injorant, me e kontrollu ekonominë dhe çmimet. Problemi është që përsëri do të dështosh. Me projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore… LVV po synon me kriju një alla ZRRE, por që e kontrollon ekonominë dhe bizneset e sektorit privat. E kanë marak KONTROLLIN. Caktimin e çmimeve. Me siguri kanë dëshirë gjithashtu me i caktu, direkt nga qeveria, edhe fitimet. Sa mundet e duhet me fitu kompanitë private:)”, ka shkruar ai.