Muharremi propozon vezët si resurs nëse ShBA-ja na kërkon minerale, por zhgënjehet me madhësinë e tyre

Teksa bota përballet me mungesë të vezëve dhe rritje të çmimeve të tyre, njohësi i ekonomisë Shenoll Muharremi ka ironizuar mbi mundësinë që Kosova të shfrytëzoj këtë mundësi.

Në një postim në Facebook, Muharremi tha se në mungesë të mineraleve të rralla, ndoshta vezët mund të jenë resursi strategjik i vendit.

Megjithatë, entuziazmi i tij u zbeh kur doli në treg dhe pa madhësinë e vezëve vendore. “Po kur i pashë, kogja bre të vogla i kishim ne vezët. Nuk din njeri a janë të pulës a të pllumave? Tybe nuk besoj që shiten qito. Duhet naj ‘resurs’ tjerër me gjetë. Kemi kohë.” – shkroi Muharremi.

Postimi i plotë:

Pasiqë nuk kemi ndonjë ‘mineral të rallë’ me vlerë botërore, thashë vetmevete, çka kemi ndonjë resurs me rëndësi që mundemi me eksportu? Me bo me na ardh puna si Ukrainës “qitni mineralet” duhet me pas diçka edhe na.

Këto ditë ka njëfar krize të vezëve në disa pjesë të botës. Po hyp çmimi i tyre si i Bitcoinit, se ka mungesë në treg! Të shkon mendja me i grumbullu njo 2-3 milionë vezë e me i ruajt si investim strategjik.

Dola në market me ble disa për testim, me pa a ia vlen me hy në këtë far pune. Po kur i pashë, kogja bre të vogla i kishim ne vezët. Nuk din njeri a janë të pulës a të pllumave? Tybe nuk besoj që shiten qito. Duhet naj ‘resurs’ tjerër me gjetë. Kemi kohë.