Muharremi: LDK-ja duhet me i sqaru akuzat për manipulime me vota të diasporës

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj postimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e manipulimit të votave brenda LDK-së.

Ai ka bërë me dije se publikimi i atyre bisedave nuk është shantazh ndaj LDK, siç po e quan Abdixhiki.

Në profilin e tij në Facebook”, Muharremi ka shkruar se LDK duhet t`i sqaroi akuzat për manipulime me vota të diasporës.

“E lexova postimin e Lumirit. Ne fakt, ata po e konsiderojnë si sulm nga jashtë, por nuk po duket ashtu. Janë publiku disa mesazhe të brendshme të partisë. Problemi po duket brenda, jo jashtë. I lexova edhe disa komente duke thënë ‘shantazh’ apo ‘presioni duhet me qenë tek LVV’. Nuk po duket ashtu nga jashtë. Asnjë shantazh nuk është ky ndaj LDK, ajo është autonome me vepru si mendon vetë. E presioni te LVV është patjetër për qeveri, por LVV nuk ka lidhje me akuzat e brendshme të anëtarëve të partisë. LDK duhet me i sqaru akuzat për manipulime me vota të diasporës që po vijnë nga anëtarët e saj, brenda grupeve dhe jashtë në publik”, ka shkruar Muharremi.