Analisti Shenoll Muharremi komentoi zhvillimet më të reja në skenën politike në Kosovë.
“Sot u desht me qenë Kuvendi dhe Qeveria funksionale. Me i adresu e me i zgjidhë sfida e shumta aktuale. Dje është dasht me ju dalë në ndihmë bizneseve që po ju kërkohet 260% më shtrej me pagu rrymën që e prodhojna me resurse tona falas.
Për herë të 12-të po tentohet me u themelu institucionet por pa kompromise, me polarizime e intate nuk zgjidhet asgjë. Kalun gati 3 muaj prej zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Premtuan mrekulli për qytetarë e biznese, por çka na dhuruan? Bllokada e konfuzion. Rritje të çmimeve e degradim të standardit të jetës, dobësim të bizneseve e rënie të lirisë së mediave.
Problemet veç janë thellu. Çdo ditë po bëhet më e vështirë për me u zgjidhë sfidën e themelimit të institucioneve.
– Nuk ka zgjidhje që i kënaq krejt.
– Nuk ka zgjidhje pa kompromise.
– Nuk ka ardhmëri pa bashkëpunim.
Politika kosovare ende po duket e traumatizume prej vitit 2021. Korrigjimi politik po zgjat më shumë se që u mendu, e po ndikon drejt në identitetin politik të vendit.
Jemi në tranzicion. Korrigjimi nuk ka përfundu.
Nuk duket se ka zgjidhje të qëndrueshme pa zgjedhje të reja, fatkeqësisht. Mosbesimi është i thellë mes palëve.
Derisa të krijohet një ekuilibër i ri, stabilitet politik nuk duhet se ka me pas.
Sa ma shpejt që përfundon kjo fazë e ribalancimit, aq ma afër jemi zgjidhjes”, shkroi në fb Muharremi.