Muharremi: E kanë rritë varfërinë, çmimet në qiell, kanë sulmu e kanë linçu – shoqëria ia jep 50%

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve.

Ai ka thënë se çdo shoqëri meriton qeverinë që ka, dhe ka listuar të gjitha problemet e qeverisë Kurti.

Postimi:

Çfarë shoqërie e lodhtë

Jau kanë rritë varfërinë deri në 400,000 persona, 1/4 e popullatës.

Jau kanë rritë çmimet dhe koston e jetës deri n’qiell, duke mos e menaxhu ekonominë si duhet.

Çmimin e rrymës jau kanë rritë tri herë, e gjithashtu importin e energjisë nga jashtë me çmim 5 herë më të lartë sesa prodhimi vendor. Kjo ka shkaktu inflacion kronik, jeta juaj është përkeqësu.

Jau kanë sulmu bizneset kryesore që e mbajnë gjallë këtë ekonomi e shoqëri, e kanë provu me i mbyllë mediat.

I kanë sulmu e linçu njerëzit ma të zgjutë të kësaj shoqërie, vetëm pse kanë mendu ndryshe dhe janë patriotë të kohës.

I kanë acaru marrëdhëniet me SHBA e BE… e kjo e rrezikon edhe sigurinë kombëtare, se neve NATO na ruan ende dhe gjithmonë.

E kanë dhunu Kushtetutën gjithë vitin me bllokada e kriza institucionale, vetëm me pritë me ardhë njerëz që nuk jetojnë këtu, me abuzu edhe me zgjedhje.

E ju shumica çka keni ba? I keni votu 50%… Keni thanë “krahni qishtu se po na pëlqen”.

Çdo shoqëri, thuhet, e meriton qeverinë që e ka. Edhe ju e meritoni 100%.

Tash keni me i pas çmimet edhe ma të larta, se inflacioni ka me vazhdu.

Deficiti në mallra ka me ju u rritë ende, se për ju as 6 miliardë euro spo mjaftojnë, sa gjysma e ekonomisë… deri në -10 miliardë euro ju shkon për një mandat tjetër nëse doni ende kështu.

Nuk keni lidhje me votu.

As nuk dini me kuptu cili është interesi i juaj. Nuk di çka keni në kokën tuaj kur shkoni me votu… po sigurisht nuk po votoni për të mirën e të ardhmes dhe fëmijëve tuaj.

Ju po doni me ju sundu! Nuk po doni qeveri.

As nuk po doni me zgjedh njërëz me kompetencë se keni pas sa të doni opcione.

Dikush duhet me ju shkund, me ju kfillë kogja shumë.

E tash duroni, derisa të mblidhni mend najherë.