Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas incidentit të djeshëm mes deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, dhe një qytetit.
Duke e dënuar sulmin fizik të deputetit ndaj qytetarit që e provokoi, ai ka vlerësuar se dhuna është cikël.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se partitë politike duhet t`i edukojnë zyrtarët e tyre.
“Qyre, dhuna është cikël. Ajo vetëm sjell më shumë dhunë në të ardhmen. Nuk ka asnjë justifikim për një deputet që e humb kontrollin dhe grushton dikënd në mes të sheshit. Si zyrtar i lartë publik, është e papranueshme. Sa njeri mundet me provoku ashtu, a duhet tash me u konfrontu fizikisht me të gjithë? Pastaj mundet me pas raste ku njerëzit janë të paqëndrueshëm nga kriza politike dhe situata e rëndë socio-ekonomike. Në raste si kjo gjithmonë deputetët dhe zyrtarët publik duhet me qenë shembul si me evitu përshkallëzimin”, ka shkruar ai, duke e vlerësuar kërkimfaljen e deputetit.
“E mira është që vetë deputeti e ka kuptu menjëherë gabimin dhe ka kërku falje pa vonesë. Edhe më mirë që ky është një rast i izoluar momenti impulsiv, e jo rregull. Partitë duhet me i bë thirrje dhe me i ‘eduku’ pjesëtarët e tyre me qenë të vetëpërmbajtur dhe mos me stimulu dhe praktiku dhunën. Sidomos në raste si kjo dje ku ska pas asnjë nevojë me eskalu”, ka shkruar Muharremi.










