Muçi dha një deklaratë dashurie! E ardhmja e tij nuk ka më dilema

Ernest Muçi ka bërë gjithçka si duhet te Tranzonspor dhe ka fituar mijëra mbështetës këtë sezon.

Besiktas e lëshoi në formë huazimi dhe nuk dihet se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.

Në orët e fundit 24 vjeçari ka dhënë një deklaratë mjaft pozitive në median turke, ku duket se ka paralajmëruar vendimin e tij për të ardhmen.

‘Jam i kënaqur që erdha këtu. Është diçka e këndshme të luash futboll te kjo skuadër. Ndihem më mirë’, ka deklaruar Muçi.

Deri tani, Muçi ka 10 gola dhe 4 asiste në 12 ndeshje në kampionatin turk.

The post Muçi dha një deklaratë dashurie! E ardhmja e tij nuk ka më dilema appeared first on Telesport.