Mesfushori i Liverpool, Alexis Mac Allister, duket po kalon një kohë të mrekullueshme. Pasi shënoi golin e fitores javën e kaluar kundër Nottingham Forest, argjentinasi e përsëriti këtë sukses edhe dy ditë më parë, duke kontribuar në fitoren 5-2 ndaj West Ham.
“Mund të kishim shënuar edhe më shumë. Preferoj të qëndroj pozitiv dhe mendoj se shënuam pesë gola, gjë që është vërtet pozitive. Ishim vërtet të mirë në sulm. E dimë që duhet të përmirësojmë disa gjëra, veçanërisht në mbrojtje, sepse diferencat janë shumë të mëdha për ne“, tha Mac Allister.
Duke folur për renditjen e Liverpool, në Premier League, me “reds” që janë në vendin e pestë, ai tha: “Gjëja pozitive është se fituam. Diferenca me Aston Villa dhe të gjitha ekipet kryesore është ngushtuar. Jemi vërtet të lumtur me rezultatin dhe duhet të vazhdojmë të përmirësohemi.”
“Më pëlqen shumë të hyj në zonë dhe të shënoj gola. Ndonjëherë ndodh, ndonjëherë jo. Jam i lumtur sepse mund ta ndihmoj ekipin dhe në të njëjtën kohë të fitoj pak vetëbesim. Tani që po kalojmë pak kohë së bashku, gjërat janë më të lehta për ne, e kuptojmë njëri-tjetrin më mirë”, shtoi argjentinasi.
“Katër ose pesë muajt e fundit do të jenë koha kur ekipet do të tregojnë se çfarë janë të afta të bëjnë. Kjo është ajo që duam. E dimë sa e rëndësishme është kualifikimi në Champions League për ne si ekip. Qëllimi është aty dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u kualifikuar dhe për t’u afruar ekipeve kryesore“, tha Mac Allister.
The post “Muajt e fundit do të tregojnë se ku mund të arrijë Liverpool, objektivi është Champions League” appeared first on Telesport.










