Muajin tjetër fillon gjykimi për rastin Banjska, Koci e kritikon gjykatën

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila konfirmoi aktakuzën në rastin e Banjskës, Gjykata Themelore në Prishtinë menjëherë ka caktuar seancën gjyqësore. Por kjo seancë do të jetë vetëm ndaj tre të akuzuarve që janë në paraburgim, sepse për pjesën tjetër që janë në arrati mbetet ende e paqartë se si do të veprohet. Avokati Arianit Koci që përfaqëson familjen e Afrim Bunjakut, ka thënë të mos ketë informacione për caktimin e seancës për çka është shprehur kritik ndaj gjykatës, si edhe për atë që e konsideroi zvarritje të rastit.Rreth 5 muaj pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zvecanit, do kthehen sërish në gjykatore për tu përballur me drejtësinë.

Pasi që Gjykata e Apelit morri vendim me të cilin e ka vërtetuar aktvendimin për konfirmim të aktakuzës të marr nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kjo e fundit ka caktuar senacën e shqyrtimit gjyqësor.

Seanca ndaj tre të pandehurve që janë në paraburgim, është caktuar që të mbahet më 17 prill.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të pandehurve V.T., B.S. dhe D.M. është caktuar të mbahet me datë 17.04.2025 në ora 09:30”.

Por për këtë seancë nuk janë njoftuar edhe familja rreshterit që mbeti i vrarë në sulmin e e Basnjkës.

Avokati i tyre, Arianit Koci, thotë se ende nuk kanë pranuar asnjë njoftim për seancën derisa thotë se gjyqësori duhet të e trajtoj me prioritet.

“Njëra prej arsyeve që thuajse askush në shoqërinë tonë nuk është i kënaqur me gjykata është kjo, ju jeni të informuar që është caktuar seanca unë nuk e kam këtë informatë, kjo është e papranueshme e dyta unë e kuptoj që gjykatat janë shumë të ngarkuara por zvarritja e një cështje me interes nacional për shkak se këtu ka qenë e rrezikuar siguria kombëtare është e papranueshme..”, ka thënë Koci.

Tre të akuzuarit në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur në tetor të vitit të kaluar, nuk kanë pranuar fajësinë për veprat që i akuzon Prokuroria Speciale.

Ndërkaq pezull e pa një drejtim mbetet edhe më tutje gjykimi i 42 personave të tjerë.

“Gjykata Supreme ia ka lënë në diskrecion gjykatës shkallës së parë, kryetarit të trupit gjykues të vendos, unë jam i pregaditur për dy opsionet sidoqoftë, ndaj atyre të akuzurave që janë në arrati ka masa ata nuk munden me dal prej Serbisë, ata jetë normale nuk kanë…”, ka shtuar Koci.

Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës, ngriti aktakuzë ndaj 45 personave, nën akuzat për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.

Si lider të këtij grupi që organizoi sulmin që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023, PSRK e ngarkon Milan Radoiçiqin, i cili edhe më tutje është na arrati.