“M’u afrua një njeri te semafori, qante me dënesë”; Francesco Totti rrëfen historinë e pazakontë

Francesco Totti, i tërhequr nga futbolli prej vitit 2017, mbetet ende një figurë e adhuruar në Romë. Ai tregon se edhe sot e ka të vështirë të lëvizë nëpër qytet pa u njohur. Në “Legends Road”, ai rrëfeu një episod të ndodhur pak kohë më parë, kur një burrë rreth moshës së tij e njohu te semafori:

“U ndalëm te semafori i kuq, ai më pa në pasqyrë dhe më njohu. Unë u ula pak që të mos më shihte, por kur kalova më tha: E di që të pashë, kapiten. Më pas u afrua sërish në semaforin tjetër dhe qante me dënesë. I thashë: Çfarë ka ndodhur? Ai më tha: Ti nuk e imagjinon çfarë më ke dhënë në 25 vite. Unë të dua më shumë se nënën time”.

Burri i tregoi se çdo vit, që nga 2017-ta, blen abonim në Tevere vetëm me shpresën se Totti do të dalë nga shkallët e “Olimpico”: “Sapo fillon ndeshja dhe ti s’je aty, iki”. Totti thotë se nuk i ka ndodhur kurrë diçka kaq e fuqishme emocionale.

The post “M’u afrua një njeri te semafori, qante me dënesë”; Francesco Totti rrëfen historinë e pazakontë appeared first on Telesport.