Ministria e Shëndetësisë, vetëm pas katër orësh nga marrja e një vendimi për atë se kush mund të kryejë mbjelljen e flokëve, aplikimin e botox-it dhe fillerave, u tërhoq nga ai.
Arsyetimi i këtij dikasteri për anulimin e vendimit ishte se fillimisht duhet të rregullohet baza ligjore në kuadër të ligjit për shëndetësinë, raporton Klan Kosova.
Pra, deri në rregullimin ligjor të kësaj çështjeje, këto procedura mund të kryhen edhe nga persona që nuk janë profesionistë shëndetësorë.