Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se pas marrjes së informacionit për ndalimin e ish-policit Arbnor Spahiu nga autoritet e Serbisë ka adresuar kërkesë zyrtare të autoritet e Serbisë dhe ka njoftuar edhe delegacionin e Bashkimit Evropian në Beograd.
Nga MPJD ka bërë të ditur se Spahiu është duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Kanjizha dhe se të hënë ai pritet të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake,raporton teve.info
“Z. Spahiu është duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Kanjizha, rreth 60 km nga Kikinda, në Vojvodinë, dhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e z. Spahiu, përkatësisht me bashkëshorten e tij. Z. Spahiu pritet të dalë nesër, në orën 09:00, para gjyqtarit të procedurës paraprake, në Gjykatën Komunale të Kikindës. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet përmes kanaleve diplomatike përkatëse dhe do të mbajë të informuara institucionet relevante dhe partnerët ndërkombëtarë për çdo informacion të ri të konfirmuar zyrtarisht”, thuhet në reagimin e ministrisë.
Reagimi i ministrisë:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është njoftuar se mëngjesin e djeshëm (7 qershor 2025), rreth orës 09:00, shtetasi i Republikës së Kosovës, z. Arbnor Fatmir Spahiu, është ndaluar nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, gjatë kthimit të tij nga Austria.
Në momentin e ndalimit, z. Spahiu po udhëtonte me autobus, së bashku me anëtarët e familjes.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka adresuar një kërkesë zyrtare pranë autoriteteve serbe, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, me qëllim të konfirmimit të ndalimit, ofrimit të sqarimeve mbi bazën ligjore të tij, si dhe informimit mbi vendndodhjen dhe gjendjen aktuale të z. Spahiu.
Gjithashtu, lidhur me rastin, është njoftuar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Beograd.
Z. Spahiu është duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Kanjizha, rreth 60 km nga Kikinda, në Vojvodinë, dhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e z. Spahiu, përkatësisht me bashkëshorten e tij.
Z. Spahiu pritet të dalë nesër, në orën 09:00, para gjyqtarit të procedurës paraprake, në Gjykatën Komunale të Kikindës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet përmes kanaleve diplomatike përkatëse dhe do të mbajë të informuara institucionet relevante dhe partnerët ndërkombëtarë për çdo informacion të ri të konfirmuar zyrtarisht.
The post MPJD thotë se ish-polici i arrestuar nga Serbia të hënën do dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.