Mozzik: Jam duke jetuar dashurinë më të madhe të jetës

Pas ndarjes së bujshme nga Loredana, reperi nga Ferizaj, Mozzik, ka gjetur paqen emocionale dhe lumturinë në krahët e partneres së tij të re, Lotina Hazirit.

Në një intervistë të fundit, ai ka ndarë me publikun ndjenjat e tij duke thënë se po përjeton “dashurinë më të madhe të jetës”.

Mozzik, i cili ka qenë më herët i rezervuar për jetën personale, ka prekur edhe marrëdhënien me vajzën e tij, me të cilën, edhe pse nuk jetojnë bashkë, lidhja është shumë e fortë dhe çdo moment së bashku është i veçantë. Kohët e fundit, ai kaloi disa ditë në Kosovë duke shijuar kohën me të bijën, për të cilën foli me emocione të thella.

Rrëfimi i tij i sinqertë dëshmon se pas periudhave të vështira emocionale, Mozzik ka arritur të gjejë një dashuri të vërtetë dhe qetësi në jetën personale.