Mozzik i jep mbështetje publike Arian Tahirit: Padyshim që je në listën time

Këngëtari i njohur Gramoz Aliu – Mozzik i është bashkuar listës së figurave publike që kanë vendosur të mbështesin kandidatë politikë në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Mozzik ka shprehur hapur përkrahjen e tij për Arian Tahirin, duke shpërndarë materialin e tij zgjedhor dhe shkruar:

“Padyshim që je në listën time.”

Ky reagim është pritur me interes nga ndjekësit e artistit, duke gjeneruar komente të shumta në rrjete sociale.

 

Mozzik, i cili gëzon një ndjekje të madhe në publik, shpeshherë ka reaguar për çështje shoqërore dhe aktuale, por rrallëherë ka bërë deklarata të drejtpërdrejta për kandidatë politikë.