Moviola e Napoli-Verona, a ishte i drejtë anulimi i golit të Hojlund? Ja tabloja e plotë

Graziano Cesari, gjatë programit “Pressing”, analizoi golin e anuluar për ekipin e Contes në Napoli-Verona: “Marchetti sheh aksionin dhe tregon drejt qendrës së fushës, kështu akordon golin. Prisja që të thirrej te VAR-i, por pas më shumë se dy minutash, vendimi merret direkt nga salla e VAR-it. Ka prekje me dorë”. Biasin shtoi: “Zgjedhja është e drejtë, por rregullorja e gabuar”.

Vetë Hojlund nuk e pranon vendimin. Pas anulimit të golit, që do të barazonte 2-2, sulmuesi danez postoi në Instagram videon e golit të anuluar me mbishkrimin: “As nuk e kam prekur topin me dorë…”

Trajneri Antonio Conte ndan të njëjtin mendim: “Na u anulua goli i Hojlund, nuk e di ku duhet ta kishte dorën. Vlerësime subjektive të VAR-it, duhet t’i pranojmë, po çfarë të bëjë me dorën? Ta amputojë? Është e vështirë, por vazhdojmë. Duhet të vazhdojmë atë që po bëjmë, vetëm komplimente djemve për periudhën dhe me sa lojtarë në dispozicion po luajmë”.

The post Moviola e Napoli-Verona, a ishte i drejtë anulimi i golit të Hojlund? Ja tabloja e plotë appeared first on Telesport.