Moviola, Cesari e thotë hapur: Penalltia kundër Juventusit ishte antifutboll

“Rregullorja thotë se është penallti. Unë si futbollist, si mbrojtës, them jo, por arbitri fishkëlleu”, – deklaroi Gleison Bremer për “Mediaset”, duke komentuar episodin ku ishte protagonist në humbjen e Juventusit, në Bergamo, ndaj Atalantës në Kupën e Italisë.

“Në fund është penallti kur arbitri e jep. Është një vendim që e ndryshon ndeshjen, por ne nuk mund ta ndryshojmë. Ishte ende pjesa e dytë për t’u luajtur. Fatkeqësisht shkoi kështu”, – shtoi braziliani pas eliminimit nga Kupa e Italisë.

Graziano Cesari, në rubrikën e analizës së arbitrimit të “Coppa Italia”, nuk e vlerësoi pozitivisht paraqitjen e arbitrit Fabbri në Atalanta-Juve: “Dora e Bremer nuk shkon kurrë drejt topit, distanca është shumë e afërt dhe lojtari bën një lëvizje për të ndalur vrapin, duke hapur automatikisht krahun për ekuilibër. Kjo penallti është antifutboll. Edhe te kontakti De Roon-Cambiaso ka shumë dyshime, sepse holandezi duket se e tërheq kundërshtarin”.

 

The post Moviola, Cesari e thotë hapur: Penalltia kundër Juventusit ishte antifutboll appeared first on Telesport.