“Mourinho, trajneri më i mirë. Messi-Ronaldo? Njëri i bekuar nga Zoti, tjetri u bë i madh me punë”

Angel Di Maria është rikthyer në vendin ku nisi gjithçka, për të rishikuar një karrierë që e çoi në majat e futbollit botëror. Nga Perdriel i Rosarios, aty ku luante si fëmijë me dy gurë për shtylla porte, “El Fideo” u rrëfye për “As”: “Jam i lumtur për rrugëtimin tim, për karrierën dhe udhëtimin rreth botës”.

Ambicia fillestare ishte e thjeshtë: “Ëndrra ime ishte vetëm të arrija tek ekipi i parë i Rosario Central. Ajo që erdhi më pas ishte fryt i punës dhe shfrytëzimit të mundësive”. Për largimin nga kombëtarja, pavarësisht Botërorit që po afrohet, shpjegon: “Nuk është se nuk dua, por mendoj se e kam mbyllur një cikël. Kam arritur gjithçka që dëshiroja dhe tani është radha e dikujt tjetër”.

Për trajnerët: “Mourinho është numri një, si njeri dhe si trajner. Më ka dhënë gjithçka”. Për Ancelottin: “Trajner i madh dhe person i mrekullueshëm”. Për krahasimin Messi-Ronaldo: “Cristiano u mbështet te puna për të qenë numri një, por Messi ka treguar se ka një dhuratë nga Zoti për të qenë më i miri”.

The post “Mourinho, trajneri më i mirë. Messi-Ronaldo? Njëri i bekuar nga Zoti, tjetri u bë i madh me punë” appeared first on Telesport.