“Një Real i plagosur është i rrezikshëm”. Kështu u shpreh José Mourinho në prag të “play off”-it të Champions League mes Benfikës së tij dhe Real Madridit. Benfika siguroi kualifikimin me fitoren 4-2 ndaj Realit, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, ku portieri Anatoliy Trubin shënoi me kokë në minutën e 98-të.
“Janë të plagosur, – tha Mourinho, – dhe një mbret i plagosur është i rrezikshëm. Do ta luajmë ndeshjen e parë me mendje, ambicie dhe besim. E dimë çfarë u kemi bërë mbretërve të Champions League”. Benfika, aktualisht e treta në “Primeira Liga” portugeze, luan ndeshjen e parë në shtëpi, në “Estadio da Luz”.
“Do të jetë një sfidë shumë e vështirë. Trubin nuk do të luajë në sulm…”, – ironizoi Mourinho, që drejtoi Realin nga viti 2010 deri më 2013, duke fituar një titull. Ai shtoi: “Jam mësuar me këto sfida. Nuk ekziston një rezultat përfundimtar që në ndeshjen e parë”.
The post Mourinho: Real Madridi i plagosur është më i rrezikshëm, Trubin nuk do të luajë në sulm… appeared first on Telesport.










