Ka kohë që përflitet, por tashmë mund të quhet e konfirmuar. Eduardo Camavinga dhe Federico Valverde do të largohen këtë verë nga Real Madrid, nëse vijnë ofertat e duhura.
Dy lojtarët nuk bëjnë pjesë në projektin e ri të Jose Mourinho, ndaj largimi tyre nuk do të ishte aspak problem për “The Special One”, por përkundrazi do të krijonte hapësirën e nevojshme për nënshkrimet e reja.
Sipas Miguel Serrano, gazetar që punon për Radio Marca dhe Onda Cero, drejtuesit e Real Madridit kanë vendosur çmimin për klubet e interesuara për francezin dhe uruguajanin.
Camavinga do të largohet për shifrën 50 milionë euro, Valverde për shifrën 100 milionë euro. Për të dy lojtarët ka interes nga klubet e Premier League.
The post Mourinho nuk i do në skuadër, dalin në treg Camavinga dhe Valverde. Zbulohet çmimi i vendosur nga Real Madrid appeared first on Telesport.








