Trajneri Jose Mourinho ka folur për mediat në prag të çerekfinales së Kupës së Portugalisë kundër Portos, në stadiumin Dragão. Ai ka përsëritur se qasja dhe stili i tij i stërvitjes nuk do të ndryshojnë kurrë. Trajneri i Benfica-s e bëri menjëherë të qartë rëndësinë e ndeshjes.
“Një fitore do të thotë që do të luajmë në gjysmëfinale; një humbje do të thotë që Porto do të luajë në gjysmëfinale dhe ne do të eliminohemi. Nëse fitojmë, kthehemi në shtëpi të lumtur; nëse humbasim, kthehemi me të njëjtin qëndrim që kemi pasur ditët e fundit, por me të njëjtën gatishmëri për të punuar“, tha Mourinho.
“Special One” ka folur për marrëdhënien që ai ka me dhomën e zhveshjes dhe polemikat që lindën te Benfica pas humbjes së fundit: “I dua këta djem, por nuk mund të gënjej. Nuk mund të them se luajtëm mirë kur luajtëm keq. Arrita aty ku jam duke qenë Mourinho dhe do të jem i tillë deri në fund.”
The post Mourinho: Nuk di të gënjej, kur luajmë dobët e them, do të jem vetvetja deri në fund appeared first on Telesport.










