Mourinho: Një ditë do të rikthehem të drejtoj në Portugali, po pres kohën dhe ofertën e duhur

Direkt nga kampi stërvitor i Fenerbahçe, pas ndeshjes miqësore të luajtur në Algarve kundër U. Leiria (fituar 2-0), trajneri José Mourinho foli për sezonin e ri në Turqi. “Ne stërvitemi shumë, dy herë në ditë. Lojtarët janë të lodhur, por ne hyjmë në këto ndeshje duke u ndjerë të lodhur dhe jo të freskët. Ky është qëllimi”, tha trajneri portugez.

Tani për tani, është një moment pozitiv për ne. Shumë lojtarë mungojnë, shumë janë larguar, praktikisht askush nuk është futur në fushë. Kemi ndeshjen e Champions League pas 15 ditësh, situata nuk është pikërisht e lehtë, por po punojmë me atë që kemi dhe po përpiqemi ta përmirësojmë ekipin“, deklaroi Mourinho.

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte përgjigjja e “Special One” në lidhje me mundësinë e rikthimit te Benfica, ku ai ka qenë trajner dikur në vitin 2000: “Fenerbahçe ka zgjedhje në shtator, Benfica në tetor. Këto janë gjithmonë kohë të ndërlikuara”.

Kthimi im në Portugali do të ndodhë. Është diçka që e dua, madje edhe familja ime e dëshiron. Jo për një pension të artë, sinqerisht: shtëpia ime është në Londër, fëmijët e mi jetojnë atje”, shtoi Moirunho.

“Nuk dua të kthehem në Portugali për këtë arsye, por një ditë do të ndodhë si në nivel klubi ashtu edhe në nivel kombëtar. Do të varet nga mundësia që paraqitet, në kohën e duhur. Një ditë do të ndodhë, do ta shohim se ku“, tha Mourinho.

The post Mourinho: Një ditë do të rikthehem të drejtoj në Portugali, po pres kohën dhe ofertën e duhur appeared first on Telesport.