Mourinho lë Robin van Persie jashtë Champions-it, Fenerbahce bën përmbysjen e madhe

Fenerbahce bën përmbysjen e madhe në Stamboll duke fituar 5-2 ndaj Feyenoord dhe duke kaluar kështu në play-off. Holandezët kishin fituar në shtëpi 1-2 dhe sot e nisën shumë mirë takimin, duke kaluar të parët në avantazh me mbrojtësin japonez Tsuyoshi Watanabe.

Por, fundi i pjesës së parë rezultoi shumë i bukur për vendasit, që shënuan dy gola të shpejtë. Në minutën e 44-të, Archie Broën, i transferuar këtë merkato barazon shifrat. Në shtesë, një tjetër i ardhur po këtë merkato, Jhon Duran, kalon turqit në avantazh.

Në pjesën e dytë, ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho shënoi edhe tre herë të tjera me Fred 55′,Youssef En-Nesyri 83′ dhe Talisca 95′. Goli i dytë për holandezët u shënua sërish nga Watanabe, që vlen vetëm për statistikë.

The post Mourinho lë Robin van Persie jashtë Champions-it, Fenerbahce bën përmbysjen e madhe appeared first on Telesport.