Në prag të ndeshjes së kthimit të fazës playoff në Champions League kundër Benfica, që luhet sot në Portugali (0-0 takimi i parë në Turqi), trajneri José Mourinho analizoi situatën te Fenerbahçe, duke kritikuar klubin për merkaton e vakët.
“Nuk mendoj se është bërë ndonjë përpjekje shtesë në tregun e transferimeve. Nëse Champions League do të kishte qenë jetike për klubin tim, diçka do të ishte bërë në periudhën midis ndeshjeve kundër Feyenoord dhe Benfica”, tha trajneri portugez.
“Pas ndeshjes së sotme do të luajmë në Champions ose Europa League. Nuk është shumë e vështirë të zbulosh formacionin titullar të Fenerbahçe në këtë ndeshje sepse kemi pak mundësi“, shtoi më tej Jose Mourinho.
“Nuk mund të them se çfarë do të bëjmë sot por nuk kemi të njëjtën skuadër si Benfica. Nuk kemi llojin e skuadrës që trajneri mund të përdorë për të krijuar surpriza. Nuk mendoj se kemi shumë mundësi për surpriza”, tha Mourinho.
Në fund, Mourinho tha: “Nuk mendoj se skuadra do të ndikohet nga atmosfera. Entuziazmi i tifozëve të Benfica është një faktor, por Fenerbahçe nuk do të ndikohet
The post Mourinho kundër klubit: Merkato e dobët për Champions, nuk kam një ekip që mund të bëjë surpriza appeared first on Telesport.