David Alaba është kthyer në një barrë më vete te Real Madrid. Austriaku refuzon të largohet nga Madridi dhe është i bindur se do qëndrojë aty deri në fund të kontratës, pra deri vitin e ardhshëm.
Më shumë i dëmtuar sesa në fushë, Alaba është kthyer në shqetësim për drejtuesit e Real Madridit, të cilët duan largimin e tij për të shpëtuar nga paga e majme që merr austriaku.
Së fundmi, ka qenë Jose Mourinho, i cili ka tentuar të bindë Alaba të bashkohet me të te Fenerbahce, duke i ofruar atij një rrogë të majme dhe mbi të gjitha një rol të rëndësishëm në projektin e tij.
” Fotomac.com” raporton se austriaku i ka kthyer përgjigje negative Mourinho-s, duke qenë i bindur në vendimin e tij për të vazhduar deri në fund të kontratës me “Los Blancos”.
Alaba, aktualisht është i dëmtuar dhe pritet të mungojë deri në fund të muajit shtator, duke humbur kështu ndeshjet e para me Real Madridin. Gjithsesi, edhe kur të rikthehet, aktivizimi pritet të jetë me pikatore, pasi austriaku nuk bën pjesë në planet e Xabi Alonso-s.
The post Mourinho kërkon t’i heq barrën e madhe Real Madridit, por lojtari madrilen refuzon për të disatën herë appeared first on Telesport.