Mourinho kërkon të bëjë “bingo”, pas Skriniar, edhe dy yjet e tjerë të PSG-së drejt transferimit te Fenerbahce

Pasi siguroi transferimin përfundimtar të sllovakut Milan Skriniar për vetëm 10 milionë euro, Fenerbahce është e interesuar të bëjë edhe dy goditje të tjera po nga PSG.

Sipas asaj që raporton “FootMercato”, Jose Mourinho kërkon edhe transferimin e mesfushorit Marco Asensio dhe sulmuesit anësor, Kang-in Lee, të dy jashtë planeve të Luis Enrique për sezonin e ri.

Marco Asensio ishte i huazuar gjsymën e dytë të sezonit të kaluar tek Aston Villa, ku bëri paraqitje vërtet të mira. Për spanjollin, përveç Fenerbahce, ka interes edhe nga klube të tjera të njohura. Përsa i përket Kang-in Lee, sulmuesi koreano-jugur luajti shumë pak minuta sezonin e kaluar dhe largimi i tij nga parizienët është i pashmangshëm.

Fenerbahce kërkon të rivalizojë Galatasaray-in dhe të fitojë titullin kampion në sezonin e ardhshëm, ndaj po mendon të bëjë disa goditje cilësore në merkato. Po ashtu lajmet e fundit nga Turqia thonë se Fenerbahce kërkon t’i “vjedhë” Galatasaray-it transferimin e Hakan Calhanoglu, por ende nuk ka gjë zyrtare, ndërsa interesi për dy yjet e PSG-së është shumë konkret dhe real.

 

The post Mourinho kërkon të bëjë “bingo”, pas Skriniar, edhe dy yjet e tjerë të PSG-së drejt transferimit te Fenerbahce appeared first on Telesport.