Jose Mourinho dëshiron që sulmuesi anglez Jadon Sancho të transferohet te Fenerbahce këtë verë. Skuadra turke është interesuar për nënshkrimin e tij, pasi konsiderohet i padëshiruar nga Manchester United.
Lajmi është konfirmuar sot nga “The Telegraph”, që nuk deklaron nëse turqit dëshirojnë ta blejnë kartonin e lojtarit, siç kërkojnë “djajtë e kuq”, apo do ta marrin në formë huazimi, siç ndodhi vjet kur luajti me Chelsea.
Manchester United po kërkon ta shesë lojtarin e ardhur për 73 milionë euro në vitin 2021, pikërisht në sezonin kur Jose Mourinho u largua nga ky klub. Vlera e tij është ulur ndjeshëm, ndaj mjaft klube “big” në Europë e duan.
Duket se vetë Mourinho është përfshirë në bisedime me lojtarin për ta bindur të transferohet në Turqi. Tashmë pritet që Fenerbahce dhe United të gjejnë gjuhën e përbashkët, por duhet plotësuar edhe kërkesat e lojtarit.
The post Mourinho kërkesë klubit për të sjellë te Fenerbahce talentin anglez të padëshiruar nga United appeared first on Telesport.