Mourinho, jashtë Champions-it: Benfica e meritoi, tani synojmë trofeun në “Europa League”

José Mourinho, i ftohtë akull… “Special One” u përball me eliminimin nga Champions League në ndeshjen e kthimit të “play-off”-it kundër Benfica, pas humbjes 1-0 në “Estádio da Luz”. Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Fenerbahçes pranoi:

“Në pjesën e parë Benfica nuk ishte vetëm më e mirë, ishte shumë më e mirë. Në pjesën e dytë ishim ne që luajtëm më mirë, por jo shumë. Krijuam dy raste të rëndësishme në këtë fazë të fundit, pastaj kartoni i kuq e ndërpreu epërsinë tonë. Duke parë ndeshjen në tërësi, fitoi skuadra më e fortë”.

Lidhur me zgjedhjen e tij për ta nisur me Talisca dhe jo Duran, shtoi: “Jhon nuk ishte mirë fizikisht, pati probleme dhe u stërvit pak. Talisca është lojtar me një lloj tjetër personaliteti, luan më mirë mes linjave. Ne kërkuam të kishim më shumë zotërim topi në pjesën e parë, por ia dolëm vetëm në të dytën. Nuk më pëlqen të gjej justifikime për gjëra që nuk kanë. Skuadra më e fortë, me lojtarët më të mirë dhe më me përvojë, fitoi dhe e meritoi”.

Së fundi, Mourinho reflektoi mbi ndikimin që mund të ketë kjo dalje nga Champions League në fillimin e sezonit për Fenerbahçen e tij: “Nëse do të shkonim në Champions do të kishim luajtur ndoshta 8 ndeshje, në ‘Europa League’ synimi është trofeu”.

The post Mourinho, jashtë Champions-it: Benfica e meritoi, tani synojmë trofeun në “Europa League” appeared first on Telesport.