Mourinho “izolon” Benfica dhe Prestianni; plan special për sfidën vendimtare në “Bernabéu”

José Mourinho po përgatit Benfica e tij për një përmbysje të vështirë në “Bernabéu”, pas javës së tensionuar jashtë fushe. Trajneri portugez ka ndërhyrë personalisht për ta menaxhuar situatën e Prestianni, i cili para skuadrës mohoi se kishte quajtur “majmun” Vinicius Jr., kërkoi falje dhe u shpreh gati për ndeshjen. Mourinho i ka dhënë mbështetje të plotë, fokusi duhet të jetë vetëm te loja dhe izolimi nga presioni i jashtëm.

Atmosfera pritet e nxehtë, sidomos në momentin e përshëndetjes mes lojtarëve, ku vëmendja do të jetë te takimi i mundshëm mes Vinicius, Mbappé dhe Prestianni. Argjentinasi është udhëzuar të injorojë çdo provokim dhe të mendojë vetëm për 90 apo edhe 120 minutat e sfidës.

Mourinho ka ndryshuar edhe planin e përgatitjes. Skuadra do të stërvitet në “Bernabéu” një ditë para ndeshjes për t’u ambientuar psikologjikisht. Ai shmangu konferencat për shtyp për të ulur tensionin dhe, nëse UEFA ndërhyn, është gati ta marrë vetë përgjegjësinë publike, duke kontrolluar narrativën dhe presionin rreth të tijve.

The post Mourinho “izolon” Benfica dhe Prestianni; plan special për sfidën vendimtare në “Bernabéu” appeared first on Telesport.