Deklaratat e José Mourinho në konferencën për shtyp para ndeshjes me Juventusin kanë bërë të flitet shumë. Nuk ishte aq ajo që ai e lejoi hipotetikisht mundësinë të stërviste Juventusin në të ardhmen, sa mendimi mbi trajnerët në përgjithësi.
Duke folur për ardhjen e Luciano Spalletti te Juventusi, Mourinho tha: “Për mua, e vetmja surprizë është kur trajnerët pa histori marrin mundësinë të drejtojnë ekipet më të forta në botë. Kjo është surpriza e vërtetë”. Ai shtoi: “Kur Milani merr Max (Allegri), Juve merr Luciano (Spalletti) dhe Roma merr Gasperini për mua nuk është aspak surprizë…”
Mourinho iu referua tri ekipeve italiane që ndryshuan trajnerin verën e kaluar, duke lënë jashtë Napolin dhe… Interin, i cili pak muaj më parë zëvendësoi Simone Inzaghi me Cristian Chivu, trajner që kishte vetëm 13 ndeshje në Serie A me Parmën dhe eksperiencë të shumtë te të rinjtë e Interit. Ndonëse nuk e përmendi me emër, duket se mendimi i tij mund të ketë pasur në shënjestër pikërisht trajnerin e Interit, Chivu, ish-lojtar i tij.
The post Mourinho ironizoi “trajnerët pa histori”…; a e kishte fjalën për Chivu tek Interi?! appeared first on Telesport.










