Henrikh Mkhitaryan ka treguar në librin e tij detaje nga marrëdhënia e vështirë me José Mourinhon, e cila nisi keq te Manchester United dhe çoi në largimin e tij pas vetëm 18 muajsh: “I thashë: më kritikon prej një viti e gjysmë, që kur kam ardhur. Ai më tha se isha një ‘m…t’, ndaj unë e humba durimin: M…t je ti, madje i madh”.
Pas atij debati me ofendime, raporti u shkatërrua plotësisht. “Në stërvitje nuk më fliste, por çdo mbrëmje më dërgonte një mesazh në WhatsApp: ‘Miki, të lutem, largohu’. Unë i përgjigjesha gjithmonë njësoj: ‘Do të iki kur të gjej ekipin e duhur’, – kujton armeni. – Më pas mesazhi i tij ndryshoi: ‘Miki, të lutem, largohu që të marr Alexis Sánchez’”
Më në fund, me ndihmën e Mino Raiolës, u arrit shkëmbimi me Arsenalin. “I thashë: ‘Nuk iki për hatrin tënd. Flit me Minon’”. Më vonë, të dy u ribashkuan te Roma, ku vendosën ta lënë pas të kaluarën konfliktuale.
The post “Mourinho fliste me mua vetëm përmes WhatsApp, dërgonte të njëjtin mesazh çdo natë. Ishte groteske” appeared first on Telesport.










