Mourinho: “Fjalët e mia u manipuluan, Chivu e kam si bir”. Pastaj rrëfen “përrallën” e vet si trajner i ri

Në prag të sfidës së fundit të Benfica në Champions kundër Real Madridit, José Mourinho sqaroi deklaratat e tij, që kishin ngjallur polemika rreth “trajnerëve të vegjël” në “klube të mëdha”. “Special One” akuzoi mediat për manipulim:

“Në Spanjë folët për Arbeloa, në Itali për Chivu. Është problem i juaji manipulimi, jo i imi”. Ai theksoi se referimi i tij ishte në mbrojtje të Spallettit dhe se nuk e habit fakti që trajnerë me CV të fortë drejtojnë klube të mëdha.

Mourinho rrëfeu edhe “përrallën” e tij. Në vitin 2000, Benfica i ofroi një rol dhe ai mendoi se ishte si ndihmës; më pas kuptoi se e donin trajner kryesor, surprizë që e pranoi. Në fund, e mbylli me një mesazh të qartë: “Si Chivu, ashtu edhe Arbeloa janë si bijtë e mi, jo thjesht ish-lojtarë, por ish-lojtarë specialë”.

Mourinho ironizoi “trajnerët pa histori”…; a e kishte fjalën për Chivu tek Interi?!

The post Mourinho: “Fjalët e mia u manipuluan, Chivu e kam si bir”. Pastaj rrëfen “përrallën” e vet si trajner i ri appeared first on Telesport.