Mourinho fillon me fiksimet e tij, kërkon të sjellë te Benfica një lojtar të klasit botëror

Bernardo Silva po luan sezonin e fundit me fanellën e Manchester City dhe duket se do të largohet nga “Qytetarët”, pas nëntë vitesh.

Për mesfushorin 31-vjeçar ka interes të madh nga disa ekipe dhe kampionate të ndryshme, por e ardhmja e tij pritet të jetë në Portugali, ku do të rikthehet të Benfica.

Një nga arsyet madhore pse rikthimi i Bernardo Silva te Bnefica është shumë i mundur është pikërisht Jose Mourinho. “Special One” ka një projekt tejet ambicioz te klubi portugez dhe synon të sjellë emra të mëdhenj gjatë verës së ardhshme. I pari në listë është pikërisht Bernardo Silva.

The post Mourinho fillon me fiksimet e tij, kërkon të sjellë te Benfica një lojtar të klasit botëror appeared first on Telesport.