Motrat Mustafa kanë mahnitur ndjekësit me paraqitjen e tyre të fundit, ku shfaqen të veshura me fustane elegantë dhe plot stil.
Në një ambient të hapur me sfond piktoresk, ato u shfaqën të kuruara deri në detaj, duke ndjekur trendet më të fundit të modës.
Njëra prej tyre kishte zgjedhur një fustan ngjyrë lejla me një prerje klasike dhe elegante, ndërsa tjetra kishte veshur një fustan ngjyrë kafe të errët, që i theksonte linjat dhe i jepte një pamje mbretërore.
Eleganca, ngjyrat e ngrohta dhe stili i sofistikuar tregojnë se Motrat Mustafa nuk janë vetëm të suksesshme në muzikë, por edhe ikona të vërteta stili. Pamja e tyre e fundit ka marrë komente pozitive dhe vlerësime nga fansat në rrjetet sociale.