Moti vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri 5 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 8 deri në 11 gradë Celsius.

Instituti tutje njofton se era do të fryjë nga veriperëndimi 1–3 m/s.