Dita e sotme në Shqipëri do të mbizotërohet nga mot kryesisht iu kthjellët dhe me temperatura të larta.
Sipas Meteoalb temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet, 13 / 26 °C,
në vendet e ulëta: 12 / 25 °C,
në vendet malore: 8 / 21 °C.
Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Reshje shiu nuk do të ketë.
Do kemi mundësi edhe disa ditë të tjera të shijojmë rrezet e nxehta të diellit, kështu që mos nguroni të kryeni të gjitha aktivitetet tuaja fizike, apo pse të shkoni edhe në bregdet.