Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot parashikohet mot i kthjellët me kalime të pakëta vranësirash në territorin shqiptar.

Po kështu, mjegulla nëpër lugina, e favorizuar nga era e lehtë juglindore do të shfaqet në orët e para të mëngjesit, për tu shpërbërë deri në orët e paradites.

Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme.

Ato parashikohen në:

zonat malore 8ºC deri në 23ºC

zonat e ulëta 11ºC deri në 27ºC

zonat bregdetare 13ºC deri në 25ºC