Moti sot në Shqipëri

Për ditën e dielë moti do të jetë kryesisht i kthjellët e vranasëira të pakta kalimtare keto kryesisht përgjatë relieveve malore. Era do të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi deri në 8m/sek.

Ndërsa temperatura do të vijojnë nga vlerat mininale në 0ºC në zonat malore deri në vlerën maksimale 18ºC në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.

Temperaturat:

Zonat malore 0ºC deri në 12ºC;

Zonat e ulëta 5ºC deri në 18ºC;

Zonat bregdetare 6ºC deri në 18ºC.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.