Moti sot në Kosovë

Sot pritet mot kryesisht i ndryshueshëm dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kjo situatë meteorologjike me këto kushte, vjen si pasojë e depërtimit të masave të ajrit me presion të ulët atmosferike.

Në fushat termike do të kemi rënie të lehta në dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë celsius.

Në viset malore dhe përreth tyre temperaturat minimale parashihen të regjistrohen në kufijtë ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 22-24 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.