Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sot moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius.
Indeksi UV do të jetë i lartë, mbi vlerat e mesatares do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme gjatë tërë ditës, që nënkupton se kontakti direkt me diellin nuk paraqet rrezik për personat që kanë probleme nga sëmundjet të ndryshme kronike.