Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas institutit, në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, kurse vende-vende parashihet të ketë mjegull.
“Temperaturat minimale parashihen të arrijnë deri në – 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë 5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.